KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani; Shtajnmajer nominohet për president
Gjermani; Shtajnmajer nominohet për president

Gjermani; Shtajnmajer nominohet për president

Ministri i Jashtëm gjerman, i cili kohë më parë i referohej Donald Trumpit si një “predikues i urrejtjes”, është caktuar për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Gjermanisë. Frank-Walter Steinmeier pritet të marrë rolin kryesisht ceremonial të kreut të shtetit nga Joakim Gauk, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundon në shkurt. Partia konservatore e Kancelares Angela Merkel do të mbështesë nominimin e Steinmeierit për postin e presidentit. Së bashku me votat e Partisë Social-Demokratike të qendrës së majtë, ku bën pjesë edhe vete Steimeier, veterani 60-vjeçar i politikës gjermane pritet të ketë mbështetjen e mjaftueshme të nevojshme për të kaluar edhe votimin mes 1.260 delegatëve që zgjedhin presidentin e ardhshëm të Gjermanisë më 12 shkurt.