KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: SPD, së shpejti zgjedhim kandidatin tonë
Gjermani: SPD, së shpejti zgjedhim kandidatin tonë

Gjermani: SPD, së shpejti zgjedhim kandidatin tonë

Një nga zëvendëspresidentët e SPD-së, Ralf Stegner, tha se zgjedhja e një kandidati socialdemokrat që t’i vihet përballë Angela Merkel-it do të bëhet së shpejti dhe se partia nuk do që të vazhdojë koalicionin e madh me të cilin po drejton Gjermaninë sëbashku me demokristianët e CDU-së.

Stegner, në disa deklarata të bëra në televizione, tha se SPD-ja nuk është nën presion pasi Merkel lajmëroi dje rikandidimin e saj. “Duam ta drejtojmë këtë vend”, tha drejtuesi socialdemokrat.

Partia shpreh se Sigmar Gabriel, që tani është zëvendës kancelar, dhe që është edhe kryetar i SPD-së është kandidati më i fuqishëm për kancelar ashtu sikurse edhe persidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, edhe pse në media nuk përjashtohen kandidatura të tjera.