KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, sulm me thikë në metro. 1 i vrarë dhe 3 të plagosur
gjermani, stacioni i trenit

Gjermani, sulm me thikë në metro. 1 i vrarë dhe 3 të plagosur

Një person u vra dhe 3 të tjerë u plagosen nga nje sulm me thikë ne qytetin gjerman Mynih. Policia po heton për një agresion të mundshëm me sfond islamik. Sulmuesi goditi disa kalimtarë të rastit rreth orës 5 te mëngjesit, në stacionin e trenit Grafing. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Sulmuesi u ndalua më pas nga policia. Dëshmitarët tregojnë se ai thirri “Allahu akbar” ndërsa kreu sulmet me thike. Autoritetet nuk kanë nxituar të japin deklarata, kurse kryetarja e Bashkisë Angelica Obermayr tha se i arrestuari është mbajtës i shtetësisë gjermane.