KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: Të dielën Merkel mban një konferencë shtypi
Gjermani: Të dielën Merkel mban një konferencë shtypi

Gjermani: Të dielën Merkel mban një konferencë shtypi

Të dielën kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbajë një konferencë për shtyp. Këtë e ka bërë të ditur partia e saj, CDU-ja, dhe siç nënvizohet nga shumë media vendase, bëhet fjalë për një tjetër shenjë treguese që kancelarja do të rikandidojë për të katërtën herë për drejtimin e vendit.

“Kjo do të thotë se Merkel mund të shprehet për një kandidaturë të re të mundshme si presidente e CDU-së në kongresin e kristan-demokratëve me 6 dhe 7 dhjetor ne Esen”, shkruan adresa e internetit e kanalit televiziv N-TV që na kujton se “Merkel ka thënë gjithmonë se, sipas saj, presidenti i partisë dhe kancelari duhet të drejtohen nga i njëjti person”. Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke saktësuar se konferenca e shtypit është programuar për orën 19, e quan të mundur pra një njoftim gatishmërie edhe për të qënë kancelare.

Që Merkel do ta rihidhte kandidaturën u mësua martën e shkuar kur presidenti i Komisionit të Jashtëm të parlamentit gjerman, Norbert Roettgen, dha një intervistë për CNN-in.