KRYEFAQJA » LAJME » Gjermania e sheh me shqetësim situatën e trazuar politike në Maqedoni
maqedoni

Gjermania e sheh me shqetësim situatën e trazuar politike në Maqedoni

Prej muajsh në Maqedoni, e cila është kandidate për BE-në, po mbretëron një kaos politik. Qeveria federale gjermane bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës. “Ajo që po përjetojmë aktualisht është që udhëheqësit politikë nuk sillen si duhet në një vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së”, tha ministri i shtetit për Evropën Majkëll Roth për agjencinë gjermane të shtypit DPA. Berlini bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës politike, në mënyrë që nuk të mund të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e vendit. Një politikan i SPD-së paralajmëroi nga Brukseli se partitë nuk duhet ta vënë më në provë durimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të Bashkimi Evropian. Situata në Maqedoni ishte vënë me këmbënguljen e Gjermanisë në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Kryeministri shumëvjeçar në pushtet Nikolla Gruevski dhe ministrat e tij akuzohen për korrupsion në shkallë të gjerë dhe për eliminimin e kundërshtarëve të tyre politikë me metoda kriminale. Megjithatë, presidenti Ivanov i amnistoi në prill 56 politikanë të lartë, gjë që nxori në protesta mijëra qytetarë të zemëruar. Planet për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 5 qershor u hodhën së fundmi poshtë nga deputetët. Ata kërkojnë që fillimisht regjistri i zgjedhësve të pastrohet nga më shumë se 300.000 persona që tashmë kanë vdekur. Përveç kësaj duhet që me anë të një reforme të pamundësohet kontrolli i medias nga qeveria.