KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermania festoi sot 26 vjetorin e bashkimit

Gjermania festoi sot 26 vjetorin e bashkimit

Gjermania sot shënon 26 vjetorin e Bashkimit, e cila është dhe festë kombëtare. Me 3 tetor të vitit 1990, pesë rajone nga ish-republika demokratike e gjermanisë hynë në përbërje të republikës federale të Gjermanisë. Manifestimet kryesore këtë vit janë organizuar në Drezden, qendra administrative e Saksonisë, ku mori pjesë kancelarja Angela Merkel, presidenti i vendit Joakim Gauk dhe përfaqësues të lartë shtetërorë. Për sigurinë në Dresden janë angazhuar rreth 2600 policë. Masat e sigurisë janë përforcuar pas dy shpërthimeve të fundit që tronditën javën e kaluar qytetin. Në kuadër të manifestimit në Gjermani është organizuar e ashtëquajtura Dita e Xhamisë së Hapur. Rreth 1000 xhami në të gjithë vendin i hapën dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me jetën dhe kulturën e myslimanëve. Autoritetet u bënë thirrje gjermanëve ta shfrytëzojnë këtë ditë për të tejkaluar islamofobinë.