KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermania ka rivendosur kontrollet në kufirin me Austrinë
Gjermania ka rivendosur kontrollet në kufirin me Austrinë

Gjermania ka rivendosur kontrollet në kufirin me Austrinë

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Tomas De Mazier deklaroi se Gjermania përkohesisht ka rivendosur kontrollet në kufirin e saj shtetëror me Austrinë në përpjekje për të zvogëluar numrin e refugjatëve të cilët kërkojnë azil në vend. Me kërkesë të Berlinit zyrtar, autoritetet austriake i ndalen të gjithë trenat që shkojnë drejt Gjermanisë. Ministri tha se qëllimi kryesor i kësaj mase është edhe zbatimi sa më korrekt i procedurave të rregullta në bazë të të cilave hyjnë njerëzit në Gjermani. Ky hap i autoriteteve gjermane ishte i domosdoshëm edhe për arsye sigurie. Vendimi gjerman nuk u kundërshtua nga Brukseli, i cili thotë se kjo lëvizje është një arsye më tepër që anëtarët e BE-së të bien dakord për një zgjidhje të përbashkët për krizën e refugjatëve. Duke marrë zemër nga vendimi gjerman, Hungaria tha se do të forcojë më tepër kontrollin në kufirin e saj jugor me Serbinë.