KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Gjermania kualifikohet pas 18 penalltish
Gjermania kualifikohet pas 18 penalltish

Gjermania kualifikohet pas 18 penalltish

Gjermania u kualifikua për fazën gjysëmfinale të “Euro 2016” pas një takimi me nota dramatike me Italinë. Tifozët e Gjermanisë shpërthyen me brohoritje, ndërsa ata italianë u zhytën në dëshpërim, kur Jonas Hector  vetëm në penalltinë e 18-të arriti ti siguronte Gjermanisë kualifikimin.
90-minutshi historik midis tyre u mbyll me rezultatin 1-1. Fillimisht në avantazh kaluan gjermanët me anë të Mesut Ozil në minutën e 65-të. Ndërsa italianët bazuan me anë të Leonardo Bonucit, në minutën e 78-të. Edhe shtesa prej 30 minutash nuk dha rezultat dhe ekipet ju drejtuan penalltive, egzekutimi problemaik i të cilave nxorri fitues ekipin e Joakim Lëv.
Kualifikimi e Gjermanisë duket se ndryshoi dhe rrjedhën e historisë në takime mes tyre. Italia kishte arritur ta eleminonte atë katër herë në fazën eliminatore, në botërore, kujtojmë gjysmëfinalen e 1970, finalen e vitit 1982, gjysmëfinalen e 2006 dhe në gjysmëfinalen e europianit të 2012-ës.
Tashmë Gjermania po pret fituesin e çiftit Francë-Islandë,  që do të luhet të dielën, ndërsa Portugalia do të ndeshet me Uellsin befasues.