KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermania: Marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, do të përballojnë çdo mosmarrëveshje
zedhenesi merkel

Gjermania: Marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, do të përballojnë çdo mosmarrëveshje

Zëdhënësi i kancelares gjermane Steffen Seibert tha sot se marrëdhëniet gjermano-turke janë mëse të konsoliduara për të rezistuar ndaj krizës së hapur mes dy shteteve për shkak të njohjes nga deputetët gjermanë të gjenocidit armen. Sipas tij një marrëdhënie e tillë mundet dhe do të përballojë dallimet në mendime. Zëdhënësi Seibert vlerësoi lidhjet e forta kulturore dhe ekonomike, si dhe në fushën e bashkëpunimit për krizën migratore, ku përmendi gjithashtu praninë e tre milionë personave me origjinë turke që jetojnë në Gjermani.