KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermania ndalon me ligj poligaminë dhe martesat e të miturve

Gjermania ndalon me ligj poligaminë dhe martesat e të miturve

Gjermania ka ndaluar zyrtarisht poligaminë dhe martesat që përfshijnë të miturit. “Askush që vjen tek ne, nuk ka të drejtë të vendosë rrënjët e veta kulturore, apo besimet e tyre fetare, mbi ligjet tona”, është shprehur ministri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas për “Bild”. Në disa vende islamike, burrat lejohen të marrin deri në katër gra, por në Gjermani poligamia ndalohet me ligj. Shqetësimet për poligami dhe martesat e të miturve janë rritur së fundi, ndërsa Gjermania vazhdon të pranojë numra rekord emigrantësh, shumica e të cilëve vijnë nga vendet myslimane. Ligji në Gjermani e thotë qartë: Askujt nuk i lejohet të martohet më shumë se me një person në të njëjtën kohë, dhe kjo vlen edhe për mbërritjet e fundit në këtë vend. Në Gjermani, mosha minimale për martesë është 18 vjeç, por është e mundur që të martohen edhe 16 dhe 17 vjeç, nëse familja jep leje dhe njëri prej tyre është të paktën 18 vjeç.