KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermania tronditet sërish
Gjermania tronditet sërish
EPA/DANIEL KARMANN

Gjermania tronditet sërish

Një azilkërkues sirian hodhi veten në erë, duke plagosur 12 persona në Anshbah të Gjermanisë. Ministri i brendshem i shtetit të Bavarisë Joakim Herman bëri të ditur se pasi iu refuzua hyrja në festival, 27 vjeçari kreu vetëvrasjen duke aktivizuar një bombë që e mbante në çantën e shpinës. Rreth 2500 persona u evakuan pas shpërthimit. Sipas Herman, nuk dihet akoma nëse agresori kishte planifikuar vetëm të vriste veten apo kishte ndërmend të vriste dhe persona të tjerë. Megjithatë, bomba në çantën e tij të shpinës ishte e mjaftueshme për të vrarë dhe plagosur një numër të madh personash. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 jashtë një bari në qender të qytetit, ku ndodhet dhe një baze ushtarake amerikane. Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi dje sërish në Gjermani ku një azilkërkues sirian qëlloi për vdekje me hanxhar një grua polake, ndërs plagosi dhe dy persona të tjere. Policia mendon se mund të ketë qenë krim pasioni.