KRYEFAQJA » LAJME » Gjermania vazhdon kthimin e azilantëve shqiptarë
Gjermania vazhdon kthimin e azilantëve shqiptarë

Gjermania vazhdon kthimin e azilantëve shqiptarë

Duke filluar nga 23 shtatori deri në 2 tetor, autoritetet gjermane do të riatdhesojnë në Shqipëri 550 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në Tiranë. Sipas lajmërimit shtetasit shqiptarë do të kthehen nëpërmjet Rinasit, në grupe nga 70 deri 190 vetë. Pavarësisht lajmërimeve të autoriteteve gjermane dhe shqiptare se Gjermania nuk pranon azilantë, sërisht shumë shqiptarë po synojnë këtë vend. Sipas statistikave europiane ata zënë vendin e tretë si azilantë në Gjermani pas sirianëve dhe afghanëve.
Kjo situatë ka filluar të sjelli edhe probleme për qarkullimin e lirë të shtetasve shqiptare. Pak ditë më parë një grup jo i vogël tifozësh të futbollit që kishin prenotuar nëpërmjet agjensive turistike të shikonin takimin Bajern – Volfsburg, ju tha se udhëtimi i tyre ishte anulluar për shkak edhe të këtyre zhvillimeve.