KRYEFAQJA » LAJME » Gjermania zvogëlon numrin e ushtarëve në Kosovë
ushtaret-gjermane

Gjermania zvogëlon numrin e ushtarëve në Kosovë

Nga 750 ushtarë gjermanë sa janë tani në kuadër të KFOR-it në Kosovë, në vjeshtë do të mbeten rreth 650, pasi gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qëndrueshme. Kufiri maksimal i angazhimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it nga 1850 sa është tani, do të zvogëlohet në 1350. Kështu ka vendosur Qeveria gjermane. Për këtë qëllim ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, si dhe ministri i Jashtëm, Frank Walter Steinmeier, kanë informuar me shkrim shefat e grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman. Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk do të përfundojë edhe për një kohë të gjatë. Vendimi i Qeverisë gjermane për zvogëlimin e numrit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, që është marrë mbrëmë, sipas revistës “Der Spiegel” pritet të miratohet tani edhe nga Bundestagu. Për 16 vjet rresht, Bundestagu ka miratuar çdo vit vazhdimin e mandatit të ushtarëve të Bundeswehrit në Kosovë. Të vetmit nga fraksionet parlamentare që kanë qenë kundër vazhdimit të këtij mandati janë partia e majtë. Reduktimi i trupave gjermane në Kosovë vjen pas vlerësimit që i bëhet gjendjes në Kosovë, e cila në raportet e shkruara në aspektin ushtarak vlerësohet si “e qënrueshme”, raporton “Der Spiegel”.