KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani,një person i armatosur ka plagosur dhjetëra persona në një kinema
Gjermani,një person i armatosur ka plagosur dhjetëra persona në një kinema

Gjermani,një person i armatosur ka plagosur dhjetëra persona në një kinema

Një person i armatosur hyri sot në një kinema në Viernheim ku ka hapur zjarr, raporton media gjermane, duke folur për rreth 20-50 persona të plagosur. Një person i maskuar dhe armatosur ndodhet brenda në kinema, ku edhe dyshohet të ketë marrë peng disa persona. Ndërkohë ende nuk dihet nëse ka viktima. Por, pak momente më vonë, policia ka ekzekutuar autorin e ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i tij. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë i qytetit fqinj Mannheim tha se forcat policore nga ky rajon janë nisur në mbështetje të kolegëve të tyre në Viernheim, por deri më tani nuk janë përfshirë në incidentin e ndodhur.