KRYEFAQJA » LAJME » Gjermeni: Nga 1-shtatori lejet e ndërtimit online
Gjermeni: Nga 1-shtatori lejet e ndërtimit online

Gjermeni: Nga 1-shtatori lejet e ndërtimit online

Duke filluar që nga 1 shtatori çdo aplikim për leje ndërtimi do të kryhet online. Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni e cila ndoqi një prej seancave të trajnimit të stafeve të disa prej bashkive në vend, vlerësoi rolin e rëndësishëm që pushteti vendor ka në mbarëvajtjen e këtij procesi. Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është i aksesueshëm përmes regjistrimit në portalin E-Albania, që përmbledh dhe ofron të gjitha shërbimet publike elektronike, në një platformë të vetme online.