KRYEFAQJA » LAJME » Gjermeni: Së shpejti planet kombëtare për menaxhimin e territorit të vendit
Gjermeni: Së shpejti planet kombëtare për menaxhimin e territorit të vendit

Gjermeni: Së shpejti planet kombëtare për menaxhimin e territorit të vendit

Qeveria shqiptare pritet të miratojë brenda muajit prill tre plane kombëtare. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni gjatë një takimi të USAID me përfaqësuesit e bashkive të Fierit, Elbasanit, Lushnjës, Beratit dhe Kuçovës. Zonja Gjermeni tha se planet kombëtare do të sjellin një vizion të qartë për menaxhimin e territorit të vendit. Sipas minstres së territorit  paralelisht me këto plane po ecen dhe hartimi i planeve vendore për 31 bashki. Pjesa më e madhe e tyre, 26 bashki mbështeten financiarisht nga fondet e Buxhetit të Shtetit, ndërsa 5 bashki nga programi i USAID. Zonja Gjermeni bëri të ditur se më 12 prill do te mblidhet një tryeze e përbashkët mes bashkive dhe donatorëve. Synimi është që deri në fund të 6 mujorit të parë bashkitë e financuara nga qeveria dhe USAID të kenë planet e përgjithshme vendore.