KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermeni vizitë në Slloveni, takim me homologen e saj Majcen
Gjermeni vizitë në Slloveni, takim me homologen e saj Majcen

Gjermeni vizitë në Slloveni, takim me homologen e saj Majcen

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë vizitës së saj në Slloveni, si pjesë e delegacionit zyrtar pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bled (Slloveni), të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është takuar me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë, Irena Majcen. Sllovenia konkretizon mbështetjen e saj për Shqipërinë, për asistencë në fushat e zhvillimit urban dhe strehimit. Një grup ekspertësh në kuadër të TAIEX (Technical Assistance and Information Exchange, instrument of the European Commission) do të vijë në Tiranë, në fund të muajit shtator 2016 për të dhënë asistencë në menaxhimin e tokës dhe pak muaj më vonë, për projektet në ndërtimin e banesave me elemente të efiçiencës së energjisë.

Ministrja e Zhvillimit Uran, Eglantina Gjermeni e ftoi Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u mirëprit nga ministrja Majcen.