KRYEFAQJA » LAJME » Gjermeni,së shpejti hartimi i planit kombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane
Gjermeni,së shpejti hartimi i planit kombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane

Gjermeni,së shpejti hartimi i planit kombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane

Administrata e qeverisjes vendore po trajnohet për të rritur kapacitetet e tyre në mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane. Ky trajnim do të shërbejë si një bazë e fortë për prodhimin e të dhënave që do të mundësojnë monitorimin e territorit dhe për pasurimin me të dhëna të hartës dixhitale të mbetjeve urbane. Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u shpreh se shumë shpejt fillon edhe hartimi i planit kombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Trajnimi i cili është i pari i këtij lloji do të jetë i shtrirë në kohë dhe do të përfundoje në tetor të këtij viti, vjen i organizuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Ambasada Zvicerane .