KRYEFAQJA » LAJME » Gjetan Keta në pritje të kundërshtarit të rradhës
gjetan keta ne pritje te kundershtarit te rradhes

Gjetan Keta në pritje të kundërshtarit të rradhës

Titulli Interkontinental në WBC për Gjetan Ketën nuk është i fundit. Boksieri shqiptar, tashmë nënkampion bote, sfidën e ardhshme e ka për titullin kampion bote me 19 vjeçarin Vincent Feigenbutz. Trajneri dhe vëllai i tij, Ismail Keta tregon për televizionin shqiptar për ndeshjen dhe kundërshtarin e radhës të Gjetanit.

Por ambicjet e Ismail Ketës nuk mbeten vetëm te Gjetan Keta. Në bashkëpunim me federatën tonë të boksit, ai kërkon të zhvillojë të tjera ndeshje ndërkombëtare, duke sjellë në Shqipëri boksierë të huaj për t’u ndeshur me boksierët tanë.

Ky projekt i vëllezërve Keta pritet të realizohet shumë shpejt me zhvillimin e ndeshjeve të para në boksin amator për të kaluar më pas në atë profesionist.