KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri: Investimi në industrinë minerare shqiptare është i sigurt
Qeveria pritet të përgjysmojë rentën minerare

Gjiknuri: Investimi në industrinë minerare shqiptare është i sigurt

Ministri i energjise dhe industrise Damian Gjiknuri i ka garantuar investitorët e huaj që synojnë industrinë minerare shqiptare për një mjedis të sigurt ivestimi. Duke folur në një forum me sipërmarrës të industrisë minerare nga vende të ndryshme të botës, i cili po mbahet në Tianë, zoti Gjiknuri pranoi se industria minerare në Shqipëri po përballet me sfida. ” Lëkundja e çmimeve në tregjet ndërkomb nuk është fenomen i ri, duhet pare si moment” tha ai. Ai bëri të ditur se ministria e energjisë dhe industrisë bashkë me ministrinë e financave po punojnë për masa lehtësuese ndaj industrisë minerare.
Sipas të dhënave Shqipëria ndonëse ka sipërfaqe të vogël, ka pasuri mjaftë të mëdha. Studimet tregojnë se nëntoka shqiptare ka 437 milionë tonë naftë dhe rreth 13 miliardë metër kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë tonë kromite; 69 milionë tonë bakër; rreth 300 milionë tonë hekur-nikel; rreth 230 milionë tonë nikel silikat, e shumë pasuri të tjera.