KRYEFAQJA » LAJME » Gjiknuri në Hong Kong: Investoni në Shqipërinë e pasur me energji dhe minerale!
Gjiknuri në Hong Kong: Investoni në Shqipërinë e pasur me energji dhe mineale!

Gjiknuri në Hong Kong: Investoni në Shqipërinë e pasur me energji dhe minerale!

Ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka ftuar biznesin kinez që të investojnë në Shqipëri. Zoti Gjiknuri i cili po shoqëron kryeministrin Rama në vizitën e tij në Hong Kong, tha në fjalën e tij në forumin “China Energy Fund Committee” se Shqipëria po krijon një treg të qëndrueshëm në sektorin e energjisë ku të mund të nxisë investimet serioze. Ai i cilësoi si histori suksesi veprimtarinë e “Devoll Hydropower”, “Ayen” dhe “Verbund” në ndërtimin e projekteve hidroenergjitike.
Ministri Gjiknuri tha se Shqipëria synon që brenda vitit 2020 të jetë plotësisht e lidhur me vendet fqinje përmes linjave të interkonjeksionit, çka do ta maksimalizojë mundësinë e shkëmbimit të energjisë në periudhat e pikut.
Zoti Gjiknuri u ndal edhe në sektorin hidrokarbureve duke u bërë të ditur të pranishmëve se Shqipëria ka potenciale të pashfrytëzuara. Ai tha se gjigandi “Shell” dhe israelitët e Delek Group janë të pranishëm në Shqipëri. “Duhet të mos harrojmë se gazsjellësi TAP e rrit sigurinë për Europën dhe e bën çmimin më konkurues. Me zhvillimet e reja të gjetjeve në Mesdhe , Shqipëria po kthehet gradualisht në një rrugë kyçe për furnizimin me gaz, në drejtim të Europës por edhe Kroacisë- Europës Qendrore” tha ministri Gjiknuri. Ai ftoi investitorët e Hong Kongut që të shohin me interes edhe industrinë minerare ku Shqipëria ofron mundësi në shfrytëzimin e kromit, hekurit, bakërit dhe nikelit.