KRYEFAQJA » LAJME » Gjiknuri : Në qershor instalohen matësat, fund aforfesë
Gjiknuri : Në qershor instalohen matësat, fund aforfesë

Gjiknuri : Në qershor instalohen matësat, fund aforfesë

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri tha se në fund të muajit qershor të gjithë konsumatorët do të kenë të instaluar matësa energjie duke i dhënë fund faturimit aforfe. Duke folur të martën gjatë një cermonie inagurimi investimesh të reja në periferi të kryeqytetit, zoti Gjiknuri njoftoi se vetëm në periudhën e fundit, në Tiranë janë instaluar mbi 6700 matësa dhe ka mbetur edhe një pjesë tjetër për të përfunduar plotësisht. “Të gjithë konsumatorët shqiptarë do të kenë matësa” tha ai. “U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin autoritetet, të mbështesin Operatorin e Shpërndarjes kur vijnë për instalimet” tha ministri. Zoti Gjiknuri tha se ka patur një mungese dëshire nga qytetarët për vendosjen e këtyre matësave. “Këto janë shkelje të ligjit dhe këto nuk do të falen, do të penalizohen. Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të tarifohen dhe të paguajnë energjinë që konsumojnë sipas matjes së rregullt që e bëjnë këto matësa. Realisht ky është qëllimi” nënvizoi ministri i energjitikës dhe industrisë z.Gjiknuri.