KRYEFAQJA » LAJME » Gjiknuri: Sanksione ndaj bizneseve që kanë ndërprere marrëveshjet me OSHEE
gjiknuri,_cela

Gjiknuri: Sanksione ndaj bizneseve që kanë ndërprere marrëveshjet me OSHEE

Ministri e Energjitikës Damian Gjiknuri paralajmëroi se ndaj 690 bizneseve që kanë thyer në mënyrë të njëanshme aktmarrëveshjet e nënshkruara me kompaninë për pagesën me këste të borxheve të prapambetura, do të fillojnë të aplikohen sanksione. Ato parashikojnë jo vetëm ndërprerjen e energjisë elektrike, por edhe vendosjen e barrës hipotekore e cila ndalon transferimin e pronësisë pa likujduar detyrimet ndaj OSHEE. “Do të fillojë të vihet në zbatim legjislacioni i ri i energjisë elektrike që ka të bëjë me vendosjen e barrës hipotekore për të gjithë ato biznese që kanë një vlerë detyrimi të prapambetur mbi 1.5 milion lekë të reja. Do të fillojnë njëkohësisht të gjitha procedurat përmbarimore për të vjelur këto detyrime ndaj të gjitha bizneseve që kanë thyer aktmarrëveshjet” tha zoti Gjiknuri. Megjithatë ministri i energjitikës tha se bizneset kanë edge 5 ditë kohë për të rilidhur kontratat, përndryshe do të penalizohen në mënyrë të menjëhershme. “Nuk është normale që qytetarët të tregohen të rregullt ndërsa bizneset të devijojnë nga lehtësirat që u ka krijuar shteti” tha ai.
Këto komente zoti Gjiknuri i bëri gjatë inagurimit të disa investimeve të rëndësishme në periferi të Tiranës duke ndryshuar rrjetin e transmetimit nga 10 kV në atë 20 kV. Me këto investime parashikohet që humbjet teknike të zbresin nga 14 për qind në 7 për qind.