KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjiknuri; Shpërblim për punonjësit e OSSHE
Gjiknuri, shperblime, osshe, ekonomi, te merituara, vendi

Gjiknuri; Shpërblim për punonjësit e OSSHE

Situata e veshtirë e krijuar nga moti i ditëve të fundit është menaxhuar më së miri nga ana e OST dhe OSHEE-së. Për administratorin të falenderuar të gjithë punonjësit e angazhuar në riparimin e defekteve jo pak herë të vështira e në temperatura ekstremisht të ulëta, ishin sot në Kukës, Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE­-së, Ardian Çela. Gjiknuri u shpreh: “OSHE ka parashikuar një shpërblim ekstra, të cilin, punonjësit e institucionit, realisht e meritojnë.”Veç faktorit njerëzor, për administratorin Çela, përballimi i kësaj situate është dhe rezultat i reformave dhe investimeve në sektorin energjitik. Adrian Çela ndërkohë shprehet kështu: “Ky është tregues edhe një herë që investimet që kompania ka bërë gjatë këtyre dy viteve janë më të mirat e mundshme.” Vetëm për vitin 2017-të OSHEE ka parashikuar afro 100 milionë dollarë investime.