KRYEFAQJA » LAJME » Gjiknuri: Korridori jugor i gazit, projekt i rëndësishëm strategjik
Gjiknuri:korridori jugor i gazit,projekt i rëndësishëm strategjik

Gjiknuri: Korridori jugor i gazit, projekt i rëndësishëm strategjik

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në Komisionin e Shkencës dhe Teknologjisë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë. Ministri Gjiknuri e ka përqëndruar fjalën e tij në korridorin jugor të gazit dhe rëndësinë e tij. Ministri Gjiknuri tha se destabiliteti financiar që u gjet në sektorin energjetik i ka bërë të pamundura investimet, por se tashmë kjo situatë ka ndryshuar, ndërkohë që ka folur edhe për rëndësinë e gazifikimit të  vendi. Ai tha se korridori jugor i gazit është për Shqipërinë një projekt i rëndësishëm strategjik.