KRYEFAQJA » LAJME » Gjinden trupat e të rinjve në Korçë
Albert dhe Rei Tahirllari, qatrom, korce, polumbare

Gjinden trupat e të rinjve në Korçë

Albert dhe Rei Tahirllari u gjetën të pajetë nga polumbarët e Reneas në rezervuarin e fshatit Qatrom të Korçës, 24 orë pas humbjes së kontaktit me familjarët. Trupat e tyre u nxorën njëri pas tjetrit nga polumbarët pas kërkimeve që rinisën mëngjesin e kësaj të shtune. Nga dëshmitë e mbledhura, të dy 17 vjeçarët, kushërinj me njëri-tjetrin, shkonin shpesh në vendin e quajtur Gropa e Danielit për të gjuajtur peshk e për tu larë. Të njëjtën gjë mësohet të kenë bërë edhe përgjatë së premtes, pasi familjarët kanë gjetur rrobat e tyre pranë rezervuarit. Ky rezervuar i vogël është krijuar rreth 2 vite më parë në Qatrom të Korçës nga gërmimet e kryera prej një firme private. Thellësia e tij shkon deri në 7 metra dhe vendi konsiderohet i rrezikshëm për shkak të prezencës së llumit dhe baltës.