KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjirokastër, 500 turistë në tre ditë
X gjirokaster shqiperi turist turizem vendas te huaj

Gjirokastër, 500 turistë në tre ditë

Është qyteti që të lë mbresa si në dimër dhe tani në pranverë. Gjirokastra në këto ditë të ngrohta po tërheq kërshërinë e turistëve vendas e të huaj. Vizitorët nga Kosova zënë numër të konsiderueshëm të fluksit të turistëve në qytetin e gurtë. Së fundi në mënyrë të organizuar kanë ardhur mbi 20 shqiptarë nga kosova, të cilët kanë shijuar nga afër peizazhin që të jep arkitektura e vecantë e kështjellës, dhe banesat karakteristike. Në përshtypjet e tyre vizitorët vlerësojnë fuqinë turitsike të qytetit.

Vetëm tre ditët e fundit e kanë vizituar Gjirokastërn mbi 500 turistë vendas e të huaj.