KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjirokastër, 6 projekte për turizmin nderohen me çmime nga ‘Risi Albania’
Gjirokastër, 6 projekte për turizmin nderohen me çmime nga 'Risi Albania'

Gjirokastër, 6 projekte për turizmin nderohen me çmime nga ‘Risi Albania’

6 propozimet më të mira të paraqitura nga operatorët turistikë, në Gjirokastër që synojnë promovimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në sektorin e turizmit, do kenë këtë vit mbështetjen e programit “ Risi Albania”, një instrument inovativ për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në Shqipëri. Christoph Graf, ambasador i Zvicrës tha: “Turizmi është një sektor shtytës , premtues për rritjen ekonomike në gjithë Shqipërinë. Çmimet e dhëna synojnë të inkurajojnë punën e operatorëve turistikë dhe të bizneseve të tjera që lidhen me turizmin. Këto produkte të reja turistike , mund ta bëjnë qytetin më tërheqës dhe mbi të gjitha mund të kontribuojnë për rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik’’. Gjithashtu, kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, tha se produktet e reja turistike do të ndihmojnë për të krijuar produkte dhe intinerare të reja ose për të shtuar vlerën e atyre ekzistuese.

Gjatë vitit 2015 ‘’Risi Turstike’’ i Risi Albania mbeshteti dhe disa iniciativa në Shkodër e Berat .