KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, shqetësime nga erozioni
Gjirokastër, shqetësime nga erozioni

Gjirokastër, shqetësime nga erozioni

Reshjet intesive të ditëve të fundit kanë rikthyer problematikën  e erozionit dhe rrëshkitjeve të tokës në qytetin e Gjirokastrës. Strukturat e paqëndrueshme tektonike si dhe reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar rreshkitjen masive të dheut në faqet e kodrës në lagjen Cfakë. Shërbimi Gjeologjik në bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës po punojnë për shmangien e rrezikshmërisë së erozionit për banesat që ndodhen në këtë zonë. Me nisjen e stinës së dimrit specialistët gjeologë në Gjirokastër kanë rekomanduar bllokimin e ndërtimeve të reja në zonat që cilësohen problematike përsa i përket erozionit dhe rrëshkitjeve të tokës.