KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, humb jetën 56 vjeçari me sëmundjen e Antraksit

Gjirokastër, humb jetën 56 vjeçari me sëmundjen e Antraksit

Mungesa e Vaksinimit paraprak në bagëtitë e imëta dhe gjedhët ka rritur në mënyrë alarmante infektimin e tyre nga sëmundja e Antraksit ose plasjes siç njihet në popull. Në qarkun e Gjirokastrës, vdekja e bariut 56 vjeçar me antraks, ka vënë në lëvizje strukturat e veterinarisë të cilët kanë kërkuar nga blegtorët e zonës të vaksinojnë bagëtitë.

Edhe epidemiologët konfirmojnë se sëmundshmëria tek kafshët ka rritur rastet e infektimit tek njerëzit. Kjo gjendje është reflektuar edhe tek konsumatorët të cilët të trembur nga rastet e infektimit po bëjnë më pak blerje.