KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, mbahet simpozium shkencor për Musine Kokalarin
musine kokalari, simpozium, gjirokaster, letersi,

Gjirokastër, mbahet simpozium shkencor për Musine Kokalarin

Një simpozium shkencor për Musine Kokalarin, heroinën shqiptare që sfidoi diktaturën, u mbajt në qytetin e saj, Gjirokastër. “Musine Muza Ime” kështu e pati titulluar Arjeta Kokalari, kuratorja e këtij aktiviteti këtë simpozium. Banesa tri katëshe e disidentes Musine Kokalari e shkrumbuar dy vjet më parë nga nje zjarr i furishëm, do të ringrihet” është ky një premtim i Ministres Mirela Kumbaro.

Miq e të ftuar, personalitete të fushave të ndryshme por edhe ata që kanë mundur ta njohin krijimtarinë e pasur të Musinesë dhanë vlerësime për kontributin që ajo pati si e para shkrimtare, politikane dhe studiuese e folklorit.

Një nga porositë e saj të fundit lexohet në një pusullë:  “Nëse do të vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës”