KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjirokastër, restaurim në të gjitha lagjet dhe monumentet historike

Gjirokastër, restaurim në të gjitha lagjet dhe monumentet historike

Gjirokastra do të ketë ndërhyrje tërësore dhe jo të pjesshme në mirëmbajtjen e të gjitha lagjeve dhe monumenteve historike. Kalaja është pjesë e një projekti restaurimi së bashku me muzeun e armëve që ndodhet brenda saj. Këtë fakt e pohon edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila shprehet se restaurimet do të nisin me monumentet e kategorive të të para.

Ministrja Kumbaro foli edhe për biletat turistike të cilat do të kenë një tjetër vlerë në fund të këtij sezoni.

Statistikat e viztueshmërisë në Gjirokastër flasin për rritje të numrit të turistëve. Ajo që ka ndikuar në këtë dyndje ka qënë promovimi, por dhe restaurimet e kryera të zonave muze.