KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër,qëlluan në drejtim të punonjësve të policisë, ndalohen bab e bir
Gjirokaster,ndalohen bab e bir per kundeshtim te forcave te policise.1

Gjirokastër,qëlluan në drejtim të punonjësve të policisë, ndalohen bab e bir

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar shtetasit Luan dhe Halil Shyti, babë e bir banues në Krahës, Memaliaj pasi kanë kundërshtuar forcat e rendit . Në momentin që forcat e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike në pronën e shtetasit Halil Shyti ky i fundit ka qëlluar me një armë gjahu në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu u konstatua dhe një kabëll me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një tjeter armë gjahu pa leje.