KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, shkarkohet kreu i hipotekës
Gjirokastër, shkarkohet kreu i hipotekës

Gjirokastër, shkarkohet kreu i hipotekës

Performanca e ulët në detyrë i ka kushtuar vendin e punës një regjistruesi të pasurive të paluajtshme në Gjirokastër. Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani, me propozim të Kryeregjistruesit ka shkarkuar sot z. Florjan Hysi nga detyra e Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjirokastër.Në njoftim për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë bëhet e ditur se shkarkimi i Hysit nga detyra ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes të rregullt të detyrës së ngarkuar nga ligji si : mosrespektim i afateve për trajtimin dhe dhënien e shërbimit të kërkuar nga qytetarët; mungesë e theksuar në administrimin e funksionit publik dhe performancë e ulët gjatë ushtrimit të detyrës. Ministri Manjani përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij për të mos toleruar asnjë rast të shpërdorimit të funksionit publik në shërbim të qytetarëve.