KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjirokastra festoi sot 80-vjetorin e lindjes së skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami
Gjirokastra festoi 80-vjetorin e lindjes së skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami

Gjirokastra festoi sot 80-vjetorin e lindjes së skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami

Gjirokastra përjetoi një ngjarje të vecantë, festimin e 80 vjetorit të lindjes së skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami. “Njeriu që skalit historinë”, një simbolikë e gjetur për artistin e përmasave të mëdha që me vepra gdhendi edhe emrin e tij. Vepra ndër vite, ishte kjo ekspozita më e madhe e skulptorit që u çel në dy pavione, me 195 punime të tij.

Për ministren e kulturës Mirela Kumbaro aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me bashkinë e qytetit është vlerësim për kontributin e madh që i ka dhënë skulpturës Mumtaz Dhrami.

Mumtaz Dhrami është autor dhe bashkëautor i veprave të tilla, si Monumenti i pavarësisë në Vlorë, monumenti Nënë Shqipëri, shtatorja e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, monumenti i Ali Pashë Tepelenës, si dhe shtatorja e Adem Jasharit, etj.