KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Gjoba dhe paralajmërime në tregjet ushqimore
Rriten kontrollet në tregjet ushqimore

Gjoba dhe paralajmërime në tregjet ushqimore

Një ndër pesë subjektet që merret me tregëti ushqimesh rezulton me probleme. Ky është rezultati i një kontrolli dyjavor nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Sipas këtij autoriteti janë kontrolluar rreth 950 biznese dhe 220 biznese janë dënuar me gjobë ose paralajmëruar. Gjobat kanë variuar nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë.
Kontrollet e AKU vijnë ndërsa po afrohen festat e fundvitit dhe konsumi ushqimor, por edhe rreziku rritet ndjeshëm. AKU bën me këtë rast thirrje që qytetarët të kontrollojnë para blerjes afatet e skadencës të produkteve ushqimore dhe të njoftojnë kur venë re anomali.