KRYEFAQJA » LAJME » Gjoba e 8 dhjetorit, PD dhe Bashkia e Tiranës shkëmbjenë akuza
Gjoba e 8 dhjetorit, PD dhe Bashkia e Tiranës shkëmbjenë akuza

Gjoba e 8 dhjetorit, PD dhe Bashkia e Tiranës shkëmbjenë akuza

Gjoba prej rreth 16.4 milionë lekësh e vendosur nga Bashkia e Tiranës ndaj Partisë Demokratike, për dëmet e shkaktuara qytetit në protestën e saj të 8 dhjetorit, duket se do të jetë një tjetër shesh beteje mes maxhorancës dhe opozitës.
Menjëherë pas bërjes publike të gjobës ndaj PD, një zyrtar i bashkisë, inspektori i Policisë Bashkiake, deklaroi se firma e tij ishte falsifikuar dhe se ai kishte bërë kallxim për këtë çështje në prokurori. Por kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Velia, deklaroi publikisht se shkresën për të gjobitur Partinë Demokratike e ka firmosur ai vetë. Sipas inspektori i Policisë Bashkiake, ishte thjesht përcjellësi. “Fati i tij i zi që të ishte në detyrë kur partia e tij shkatërroi qytetin tonë dhe siç e kërkonte detyra duhej të shoqëronte fletën e gjobës, por siç ju thashë, fletën e gjobës për zotin Basha e kam firmosur vetë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim” tha zoti Veliaj.
Por nga ana e saj opozita i ka kërkuar prokurorisë të hetojë me shpejtësi falsifikimin e firmës së inspektorit bashkiak, në fletën e gjobës së vendosur nga bashkia e Tiranës. Fabian Topollaj, këshilltar i PD në këshillin bashkiak të Tiranës, akuzoi drejtëpërdrejtë kreun e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj pë falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës. “U zbuluan shkeljet e rënda të Veliajt në përpjekjen e dëshpëruar duke i vendosu gjobë popullit protestues. Nga dje rezulton se kemi të bëjmë me shkelje serioze të ligjit dhe dy vepra të rënda penale, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre” tha këshilltari i PD.
Debatet kanë vazhduar në distancë edhe mes kreut të bashkisë Veliaj dhe kreut të PD Basha, shpesh edhe jashtë etikës së komunikimit madje deri në fyerje. PD thotë se nuk do ta paguajë gjobën, por Bashkia këmbëngul se ajo do të egzekutohet.