KRYEFAQJA » LAJME » Gjobiten biznese nga AKU-ja për mosplotësimin e kushteve higjenosanitare
AKU-ja

Gjobiten biznese nga AKU-ja për mosplotësimin e kushteve higjenosanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar me gjoba nga 300 deri në 500 mijë lekë bashkitë Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, etj si dhe disa kompani që administrojnë tregjet e hapura të miratuara nga njësitë e qeverisjes vendore, apo edhe subjekte të ndryshme, të cilat nuk plotësonin kushtet higjenosanitare të tregtimit të ushqimeve. Ky autoritet teksa vë në dukje se, ka hasur pengesa në kryerjen e inspektimit ushqimor në tregjet e hapura , kërkon nga njësitë e qeverisjes vendore të marrin masat e duhura për menaxhimin e situatës në territoret që ato administrojnë, pasi sipas saj ,nuk janë zbatuar detyrat funksionale të parashikuara në ligj, për lirimin e hapësirave publike, duke lejuar tregtimin e shumë personave që nuk janë të regjistruar në QKR dhe, që nuk mund të inspektohen nga AKU.