KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha – Lukshiç, shkëmbim përvoje për integrimin
Gjosha - Lukshiç, shkëmbim përvoje për integrimin

Gjosha – Lukshiç, shkëmbim përvoje për integrimin

Mali i Zi është i gatshëm të ndajë me Shqipërinë eksperiencën e anëtarësimit në BE. Ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshiç siguroi ministren e integrimit Klajda Gjosha në një takim gjatë vizitës zyrtare të kësaj të fundit në vendin fqinj se duke ofruar eksperiencën e vendit të tij, Shqipëria përveç se do të ndihmohet konkretisht, do të ketë edhe përvojën e saj, të dallueshme nga e çdo vend tjetër. Në diskutimet për mundësitë e bashkëpunimt të dy ministrat shprehën, dakordësinë e plotë për projektet e përbashkëta në të gjitha fushat, si dhe devizën që bashkëpunimi i ngushtë rajonal çon përpara axhendën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.