KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha në Bruksel:Të rinjt janë ata që i duhen europës sot
Gjosha:Të rinjt janë ata që i duhen europës sot

Gjosha në Bruksel:Të rinjt janë ata që i duhen europës sot

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe ministri mirëqenies sociale Blendi klosi morën pjesë në konferencën “Një e ardhme më e mirë për Rininë në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Bruksel. Konferenca, e organizuar nga Eurodeputetët, Fajon dhe Bogovič, bëri thirrje për inkurajimin e të rinjve si detyrim dhe përgjegjësi e politikëbërësve dhe përfaqësuesve të qeverisë. Ministrja shqiptare kujtoi se rinia i ka thyer prej kohësh barrierat duke nxitur bashkëpunim rajonal. Sipas saj, Bashkimi Europian duhet të përcjellë mesazh prosperiteti, për një të ardhme më të sigurt dhe më solidare, politika duhet të veprojë me shpejtësi për të kapur ritmin e tyre. Ministrja shqiptare tha se janë pikërisht këta të rinj që i duhen Europës sot, në këto kohë sfidash jo të vogla.