KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha në Hagë:Të vendosur të avancojmë me integrimin
Gjosha në Hagë:Të vendosur të avancojmë me integrimin

Gjosha në Hagë:Të vendosur të avancojmë me integrimin

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi në Hagë të Holandës një takim me Robert De Groot, Drejtor për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hollandës. Gjithashtu, ministrja takoi edhe Daphne Bergasma, Drejtoreshë e Departamentit të Europës në Ministrinë e Punëve te Jashtme. Pavarësisht sfidave që po kalon sot Europa, Shqipëria është e angazhuar maksimalisht të përparojë me axhendën e saj të integrimit- kështu është shprehur ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha.

Për ne procesi ka qenë para së gjithash shtysë e fortë në konsolidimin e demokracisë, ndaj jemi të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet tona, në mënyrë që të hedhim një tjetër hap përpara. Ne besojmë tek fuqia transformuese e projektit Europian”, tha ministrja Gjosha.

Gjithashtu në fokus të bisedimeve ishte reforma ne drejtesi si edhe Samiti i Parisit, i cili solli miratimin e disa projekteve infrastrukturore dhe ndërlidhëse për Ballkanin Perëndimor.
Ministrja Gjosha u shpreh se sa më i thelluar të jetë bashkëpunimi mes vendeve aq me e shpejtë do të jetë rruga e integrimit. “Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është gjithashtu siguri për vetë Europën e Bashkuar, ku këto vende aspirojnë të hyjnë”, tha Ministrja Gjosha.
De Groot u shpreh se mënyra më e mirë për të avancuar me procesin e integrimit janë rezultatet e reformave të një vendi.