KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha: Progres-raporti, arritje dhe sfida
Gjosha: Progres-raporti, arritje dhe sfida

Gjosha: Progres-raporti, arritje dhe sfida

Autoritetet shqiptare e kanë mirëpritur progres raportin për Shqipërinë publikuar nga komisioneri Johanes Han. E para ka reaguar Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila ndodhet në Bruksel. Në faqen e saj në fejsbuk ministrja Gjosha shkruan se me gjithë progresin e qëndrueshmë për prioritetet, mbetet ende punë. “E mirëpritëm progresin e qëndrueshëm për 5 prioritetet, por mbetet akoma për të bërë me ndërtimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë, të drejtat themelore me fokus të drejtën e pronës”. “Ky progres­raport qartësisht reflekton arritjet me reformat dhe sfidat e mëdha që kemi përpara në rrugën tonë drejt BE­së. Të lexojmë mirë këtë progres­raport dhe adresojmë rekomandimet, pasi nuk kemi kohë për të humbur!”, shkruan Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.