KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha : Shqipëria e gatshme për të menaxhuar çdo fluks të emigrantëve
Gjosha në Bruksel: Synojmë çeljen e negociatave me BE

Gjosha : Shqipëria e gatshme për të menaxhuar çdo fluks të emigrantëve

Shqipëria është e përgatitur për të menaxhuar çdo fluks të emigrantëve, deklaroi ministrja e integrimit Klajda Gjosha gjatë një takimi në Korçë me rastin e ceremonisë së mbylljes së Programit Ndërkufitar Shqipëri- Greqi. Kjo do të projektohet si një plan në përpudhje me masat që po marin vendet e Bashkimit Europian për këtë çështje, tha ajo. Ministrja Gjosha tha për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri të rregjistruar, nuk do të ketë pengesa. “Qeveria është e përgatitur për menaxhimin e çdo fluksi të emigrantëve. Nuk do këtë mure për emigrantët, por ata duhet të hyjnë në Shqipëri të regjistruar, kjo dhe për çështje sigurie. Shqipëria është në përputhje të plotë me planin e masave të hartuar nga vendet evropiane”.
Ndërsa për sa i përket integrimit në familjen europiane, Gjosha u shpreh se ky është një vendim që u përket qytetarëve dhe se qeveria është e angazhuar për për të përmbushur të gjitha detyrimet.