KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha: Shqiptarët besojnë te projekti europian dhe një Europë e bashkuar është më e sigurt
Gjosha-Londer

Gjosha: Shqiptarët besojnë te projekti europian dhe një Europë e bashkuar është më e sigurt

Ministrja e Integrimit Gjosha, ishte në Londer me ftesë të Akademisë Diplomatike në forumin e organizuar nga kjo akademi. Ne prezantimin e saj “Shqipëria në rrugën e saj drejt BE”, Ministrja shqiptare e integrimit theksoi se shqiptarët besojnë te projekti europian dhe një Europë e bashkuar është më e sigurt. Shqiptarët janë populli më proeuropian, ka kujtuar ministrja Gjosha ne vendin ku do te mbahet një referendum për te qëndruar ose jo brenda Bashkimit Europian. Ministrja e integrimit tha se beson tek një Europë pa mure, e cila ofron mundësi jo vetëm për një vend të vogël si Shqipëria dhe garanton siguri, paqe e prosperitet duke respektuar sovranitetin dhe liritë themelore të secilit prej anëtarëve të saj. Duke iu referuar sfides së çeljes së negociatave për Shqipërinë, ministrja shqiptare shprehu bindjen për arritjen e reformës në drejtësi, në të njëjten mënyre që Shqipëria ka treguar stabilitetin e nevojshëm për rajonin. Ne kemi çfarë t’i ofrojmë Europës, ka deklaruar Gjosha duke iu referuar tolerancës fetare si modeli dhe shembulli me i mirë në këtë moment kur terrorizmi kërcënon kontinentin. Ministrja e integrimit ka renditur dhe moshën e re të popullsisë si resurs pozitiv për vendin, por dhe në rang më global sic është besimi në projektin politik të kontinentit. Do të jetë e vështire, por jo e pamundur për integrimin europian të Shqipërisë, ka përmbyllur ministrja Gjosha.