KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha vizitë zyrtare në Britani,takohet me zyrtarë të lartë
Klajda-Gjosha-

Gjosha vizitë zyrtare në Britani,takohet me zyrtarë të lartë

Ministrja e Integrimit Gjosha është takuar sot në Mbretërinë e Bashkuar me zyrtarë të lartë. Në takim me homologun fillimisht David Lidington, bëhet e ditur se ministrja Gjosha ka marrë garanci që Britania do të mbështesë Shqipërinë procesin e reformave edhe me asistencë teknike, nëse do të jetë e nevojshme. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Ministrja Gjosha u shpreh se Shqipëria do të përmbyllë këtë reformë së pari për qytetarët, të cilët meritojnë t’u rikthehet besimi te sistemi. Lidington dhe Gjosha diskutuan gjithashtu për adresimin dhe përmbushjen e 5 përparësive si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të përshpejtuar axhendën europiane. Ministrja Gjosha është takuar gjithashtu me Kryetarin e Komitetit të Lordëve për BE-në, Lordin Bosëell, i cili u shpreh se nxit përfshirjen e të rinjve në proceset e zhvillimit. Lordi Bosëell, vlerësoi qasjen e re të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën ombrellën e procesit të Berlinit. Një tjetër takim ishte me Drejtoren e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Ish- Ambasadore në Shqipëri, Mcllëham gjatë të cilit u bisedua për menaxhimin e krizës së refugjatëve.