KRYEFAQJA » LAJME » Gjosha: Integrimi i vendit ka nevojë për konsensus
Gjosha:Dialogu dhe konsensusi për ecjen përpara të vendit drejt integrimit të tij europian

Gjosha: Integrimi i vendit ka nevojë për konsensus

Pa mirëkuptim mes palëve, Shqipëria nuk mund të ecë përpara. Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat anëtare të LSI-së në qytetin e Lushnjes, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, kujtoi sërish se dialogu dhe konsensusi është fort i nevojshëm për ecjen përpara të vendit drejt integrimit të tij europian.

Për Gjoshën, partia së cilës ajo i përket është forca politike më konstruktive që i ofron qytetarëve siguri dhe platforma bashkëpunimi që ata të mos largohen jashtë por ta ndërtojnë jetën në vendin e tyre.