KRYEFAQJA » LAJME » Gjuha që dëgjohet në barkun e nënës nuk harrohet kurrë
Gjuha që dëgjohet në barkun e nënës nuk harrohet kurrë

Gjuha që dëgjohet në barkun e nënës nuk harrohet kurrë

Gjuha e dëgjuar para lindjes dhe në muajt e parë të jetës ngulitet në mënyrë të pashkulshme në tru, dhe në njëfarë mënyre, nuk harrohet më, edhe nëse më pas nuk ka ndonjë rast për ta folur gjatë jetës.

Kërkuesit e Institutit Max Planck për psikogjuhësinë, në Holandë, kanë studiuar grupe të rriturish që janë rritur në familje holandeze por që janë me origjinë nga Koreja, të birsuar kur ishin të vegjël. Të gjithë të aftë për të folur gjuhën flamande por jo atë koreane. Kur është bërë fjalë për ta mësuar gjuhën origjinale, gjatë një kursi, kanë qënë shumë më të mirë sesa bashkëmoshatarët e tyre të lindur dhe të rritur në familjet holandeze.

Në veçanti, sipas koreanëve që kanë dëgjuar regjistrimet dhe kanë qënë në jurinë e vlerësimit, personat e birësuar kanë qënë në gjendje të shqiptojnë disa tinguj të veçantë të gjuhës koreane, që nuk ekzistojnë as në gjuhën flamande as në gjuhën angleze, si tre shqiptimet e ndryshme të “t”-së, të “p”-së dhe “k”-së. Këto aftësi i kanë treguar si ata që janë birësuar të vegjël, më të vegjël se gjashtë muajsh, si dhe ata që ishin më të mëdhenj.

Përfundimi i kërkuesve është se gjuha e dëgjuar para lindjes dhe në muajt e parë të jetës ndikon si në aftësinë për t’i kapur tingujt si edhe per t’i shprehur. Pra, shumë më përpara sesa fëmija të fillojë të flasë, truri i tij duket se është i parapërgatitur për gjuhën që do të përdorë, edhe aftësia për të njohur dhe shprehur tinguj të një gjuhe mendohet se zhvillohet shumë më përpara sesa mendohej.

Që i porsalinduri nuk vjen në botë si një tabelë e fshirë, por që lind i pajisur për disa detyra që i di, kjo është diçka që shumë kërkime tashmë i kanë vërtetuar me shumë eksperimente.

Në fushën e gjuhësisë, është parë për shembull se të porsalindurit preferojnë të dëgjojnë zërat që kanë dëgjuar gjatë kohës që ndodheshin në bark, para së gjithash zërin e nënës, në krahasim me ato të të huajve. Jo vetëm, pak ditë pasi kanë lindur tregojnë që njohin dhe preferojnë gjuhë me një ritëm të ngjashëm me atë që kanë dëgjuar, dhe janë edhe në gjendje të dallojnë gjuhë shumë të ngjashme ndërmjet tyre, si ndërmjet katalanases dhe kastilianases.

Studimi i ri pohon jo vetëm aftësitë gjuhësore të porsalindurve por edhe që, në të kundërtën e asaj që mund të supozohej, “njohja” e një gjuhe, edhe nëse ndërpritet që në lindje, nuk zhduket por lë një gjurmë të dallueshme edhe në moshë të rritur.