KRYEFAQJA » LAJME » Gjukanoviç apel Kremlinit: Respekto të drejtën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO
milodjukanovic2

Gjukanoviç apel Kremlinit: Respekto të drejtën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç e konsideroi joracionale nismën ruse për neutralizimin ushtarak të Ballkanit dhe i bëri apel Kremlinit që të respektojë të drejtën e Podgoricës për marrjen e vendimit për anëtarësimin në NATO. “Ne respektojmë historinë e marëdhënieve ruso-malazeze, por edhe Rusia duhet të respektojë të drejtën e Malit të Zi për t’i marrë vetë vendimet”, theksoi Gjukanoviç. “Sipas vlerësimit tim, integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është pozitiv për Malin e Zi”, theksoi ai.