KRYEFAQJA » LAJME » Gjukanoviç: Mali i zi me NATO-n
Gjukanoviç: Mali i zi me NATO-n

Gjukanoviç: Mali i zi me NATO-n

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka qenë një nga momentet që u vlerësua më shumë gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Tiranë. I pranishëm në takim kryeministri malazez Milo Gjukanovic tha a integrimi në BE dhe NATO është vizioni i të ardhmes për Malin e Zi dhe se kjo gjë është e pandryshueshme. Me deklaratat e tij zoti Gjukanoviçi dha përgjigje çdo hamendësimi mbi pozicionimin e vendit të tij mes Rusisë dhe Aleancës. Sipas tij përtej perceptimeve kryesisht mediatke, sot pas 10 vitesh pavarësi, prezenca ekonomike ruse në Mal të Zi, nuk është aq e fuqishme sa për të reflektuar në politikën e vendit. Milo Gjukanoviç tha se antaësimi në NATO i sa më shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përkthehet në një garanci më shumë për stabilitetin e rajonit të Ballkanit.