KRYEFAQJA » LAJME » Gjukanoviç: Nëse fiton PDS, vendi do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse
Gjukanoviç: Nëse fiton PDS, vendi do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse

Gjukanoviç: Nëse fiton PDS, vendi do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse

Në mitingun përmbyllës të zgjedhjeve të së dielës në Malin e Zi, kreu i Partisë Demokrate të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, tha se, nëse ai do të fitojë zgjedhjet, atëherë vendi do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse. “Këto zgjedhje do të tregojnë vlerën e asaj për të cilën kemi luftuar për dhjetë vjet. Është e qartë se më 16 tetor do të vendoset fati i vendit. Do të vendoset nëse Mali i Zi do të jetë anëtar i BE-së apo koloni ruse” tha kryeministri. Gjukanoviçi tha, se nëse pushtetin e merr opozita, atëherë nuk do të ketë integrim euroatlantik. Kjo është mundësi historike për të mposhtur ata që duan ta pengojnë Malin e Zi për në BE dhe NATO. “Nuk do ta japim shtetin. Të gjithë ata që duan ta shkatërrojnë atë, ta dinë se ka kaluar ajo kohe sepse tani do të mbrohen të rinjtë e Malit të Zi” tha Gjukanoviçi.